Rajon & Botë

Kështu duket tuneli nënujor që lidh Evropën me Azinë të cilin e përuroi dje Erdogan (Foto)

Tuneli nënujor që do ta shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme kohëzgjatjen e udhëtimit të automjeteve nga ana aziatike e Stambollit në anën evropiane, u hap dje në një ceremoni zyrtare, ku mori pjesë edhe presidenti turk, Recep Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim.

Tuneli i gjatë 3.34 kilometra që kalon nën det, do t’i lidhë dy kontinentet për herë të dytë nën ujë. Distanca e përgjithshme e tunelit do të jetë 5.4 kilometra, 3.34 nga të cilat do të jenë nën ujë, transmeton Express.

Bashkë me qasje në rrugë, ky tunel do të jetë në total 14.6 kilometra i gjatë. Në pikën më të ulët, tuneli do të jetë 106.4 metra nën sipërfaqen e Ngushticës së Bosforit./Express/