ShowBiz

Kështu e befasoi bashkëshortja Genën për ditëlindje

Me zërin e tij të veçantë, ai arriti që në fillim të karrierës së tij të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave.

E kush mund të jetë tjetër përveçse këngëtarit të famshëm Genta, transmeton Gazeta Express.

Një ditë më parë për Genën ka qenë ditë feste. Kjo për faktin pasi që ai festoi ditëlindjen.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë ai përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Në ditëlindjen e tij Gena ishte befasuar me një tortë nga bashkëshortja e tij.

Gena kishte falënderuar bashkëshorten dhe miqtë të cilët ishin të pranishëm.

“Nje surprize e bukur nga bashkshortja ime flm @lori_brahimaj ❤????gjithashtu dhe @milothasangjekaj dhe miqve qe u ndodhen te pranishem….Nje falenderim dhe per gjith juve per urimet qe sinqerisht ma zbukuruat kte dite edhe me shume…zoti ju bekoftë”, kishte shkruar Gena.

Ndonëse ditëlindje në kushte hoteli, Lori ishte kujdesur ta befasojë bashkëshortin e tij e duke shkruar edhe urimin më të bukur.

“Ditelindje ne kushte “hoteli” ???????????? Kshu i ndodh gjithmone Genes ????????por gjithsesi une zemer te uroj gjith te mirat e ksaj bote,shendet dhe suksese kudo te kesh se e meriton….Je njeriu me i mire ne bote ❤Te dua pafund dhe gjithmone do me kesh ne krah ne te mire e ne te keqe!!Urime ditelindja jeta ime”, ishte ky urimi që ka bërë ajo.

Genës nuk i munguan as urimet e shumta nga fansat e tij./Gazeta Express/

the authorE B