Aktuale

Kështu u thye një veturë në Ferizaj, u vodh çanta me 1 mijë euro

Në Kosovë është shtuar numri i vjedhjeve.

Në Ferizaj është thyer një veturë me targa të huaja ku është vjedhur një çantë me vlerë 500 euro dhe rreth 1 mijë euro para.

Lexuesit e lajmi.net kanë dërguar fotografi të veturës ku shihet xhami i thyer i veturës.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me policisë e Ferizajt ku e kanë konfirmuar rastin.

“Dje magjistrale është thyer një veturë. Viktima ka raportuar se vetura i është thyer nga persona të panjohur në parking i është thyer vetura e tij dhe nga vetura i është marrë pasaporta” , ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli