Aktuale

Këta deputetë të Listës Serbe do ta mbështesin Demarkacionin?

Gazeta Blic nga burime të saja brend Qeverisë ka marrë vesh se një pjesë e deputetëve të Listës Serbe do ta mbështesin demarkacionin me Malin e Zi.“Kështu të paktën janë zotuar nga Lista Serbe. Megjithatë, ka një hezitim dhe kjo është arsyeja pse Kuvendi shkoi në pauzë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.Edhe zëvendëskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli ka theksuar se i kanë siguruar votat e mjaftueshme për ta ratifikuar përojektligjin për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
“Nuk e di a do të mund të vazhdojë seanca shkaku i vizitës [së delegacionit të BE-së] dhe e di se sot apo pak më vonë demarkacioni do të kalojë. Nëse kalon demarkacioni ne kemi fituar të drejtën që ne të udhëtojmë pa viza diku kah vjeshta”, ka thënë Pacolli.“Me VV-në nuk kemi biseduar se a do ta votojnë apo jo demarkacionin, por biseduam për kauzën tonë që njerëzit të udhëtojë pa viza. Votat i kemi, nuk kisha thënë se nuk i kemi votat”, ka thënë veç të tjerash ai.Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të votojnë kundër marrëveshjes për Demarkacionin.“Përkundër tentativave për t’i bindur deputetët dhe përkundër thirrjeve për ta votuar demarkacionin, asnjëri krah i Vetëvendosjes nuk do të votojë pro kësaj marrëveshjeje”, kanë thënë për Gazeta Blic burime brenda VV-së.