Aktuale

Këta janë kryetarët dhe nënkryetarët e 14 komisioneve parlamentare

Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë do t’i ketë 14 komisione parlamentare. Në seancën e 13 shkurtit është vendosur që Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës t’i kryesojnë nga tri komisione; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- dy; Nisma Socialdemokrate- një; Lista Serbe- një, dhe komunitetet e tjera joshumicë- një, shkruan AktivPress. Tashmë, këto parti kanë përzgjedhur kryesuesit dhe anëtarët e komisioneve në fjalë.

Lista e plotë me emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve të 14 komisioneve parlamentare:

1). Komisioni për Buxhet dhe Transfere:

1. Hekuran Murati, kryetar (Grupi Parlamentar – LVV)
2. Shkumbin Demaliaj, nënkryetar i parë (GP AAK)
3. Verica Ceranic, nënkyetare e dytë (GP-LS)

2). Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve:

1 . Mirjana Nikoliç, kryetare (komuniteti serb)
2. Duda Balje, nënkryetare e parë (komuniteti boshnjak)
3. Fetah Rudi, nënkryetar i dytë (komuniteti shumicë-LDK)

3). Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit:

1. Driton Selmanaj, kryetar (LDK)
2. Hajredin Kuçi, nënkryetar i parë (PDK)
3. Fikrim Damka, nënkryetar i dytë (6+)

4). Komisioni për Integrim Evropian:

1. Armend Zemaj, kryetar (LDK)
2. Haxhi Shala, nënkyetar i parë (NISMA)
3. Branislav Nikoliç, nënkryetar i dytë (LS)

5). Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë:

1. Time Kadrijaj- kryetare (AAK)
2. Fitore Pacolli-Dalipi, nënkryetare e parë (LVV)
3. Branislav Nikoliç, nënkryetar i dytë (LS)

6). Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport:

1. Arban Abrashi, kryetar (LDK)
2. Jahja Kokaj, nënkryetar i parë (LVV)
3. Fidan Brina-Jilta, nënkryetare e dytë (6+)

7). Komisioni për Ekonomi, Punisim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike:

1. Endrit Shala, kyetar (NISMA)
2. Doruntinë Maloku-Kastrati, nënkyetare e parë (LDK)
3. Zoran Mojsiloviç, nënkyetar i dytë (LS)

8). Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis:

1. Libum Aliu, kryetar (LVV)
2. Bajrush Xhemaili, nënkryetar i parë (PDK)
3. Adem Hoxha, nënkryetar i dytë (6+)

9). Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale:

1. Albena Reshitaj kryetare (AAK)
2. Haxhi Avdyli, nënkryetar i parë (LDK)
3.(E pa emëruar), nënkryetare e dytë (6+)

10). Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media:

1. Mërgim Lushtaku, kryetar (PDK)
2. Valon Ramadani, nënkryetar i parë (LVV)
3. Albert Kinolli, nënkryetar i dytë (6+)

11). Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes:

1. Fatmire Kollçaku, kryetare (LVV)
2. Bekë Berisha, nënkryetar i parë (AAK)
3. Slavko Simiç, nënkyetar i dytë (LS)

12). Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione:

1. Rasim Demiri, kryetar (6+)
2. Besa Ismaili-Ahmeti, nënkryetare e parë (PDK)
3. Jasmina Dediç, nënkryetare e dytë (LS)

13). Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike:

1 . Bedri Hamza, kryetar (PDK)
2. (I pa emëruar), nënkryetar i parë (LVV)
3. Verica Çeraniç, nënkryetare e dytë (LS)

14). Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë:

1 . Fatmir Xhelili, kryetar (PDK)
2. Lirije Kajtazi, nënkryetare e parë (LDK)
3. Rasim Demiri, nënkryetar i dytë (6+)

the authorGazetaKNN