Shëndetësi

Këto bimë të lehtësojnë dhimbjet

Vendi ynë është i pasur më bimë të ndryshme, prandaj shumë njerëz preferojnë që të shërohen me anë të ndonjë ilaçi natyrorë se sa për një ndërhyrje anësore, transmeton zeri.info.

Këto janë disa nga bimët që lehtësojnë dhimbjet:

Aloe Vera

Një nga përdorimet më të zakonshme të aloe vera është shërimi I plagëve dhe djegieve nga dielli. Porsa i përket rritjes dhe kujdesit, siguroni që të lini atë sa më shumë që të jetë e mundur në diell dhe ujiteni shpesh.

Borziloku

Ai është I shkëlqyer në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, gjethet dhe lulet e saj përdoren për të përgatitur çaj qetësues, antispratizk, antimikobik dhe antifjamator. Vaji i borzilokut rekomandohet të përdoret për mesazhimin e pjesëve të trupit të prekur nga reumatizma.

Lule limoni

Ndihmon në plagët e ftohta në fytyrën tuaj si dhe I parandalon ato njolla te bezdisshme. Përdorimi i saj bëhet duke fërkuar drejtpërdrejt në lëkurën tuaj.

Majdonezi

Majdanoz është përforcues i sistemit imunitar, si dhe ndihmon nën kontrollin e tensionit të gjakut. Acidi folik I cili gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën. Ndërsa preferohet që të përdoret çdo ditë për ti larguar dhimbjet e kyçeve./ZERI