Aktuale

Këto fshatra të Podujevës tri orë do të jenë pa rrymë

KEDS njofton se sot në TS 35/10kV Batllava do të ketë ndërprerje emergjente të: NS 35/10 kV Batllava (Kodi: 140150) prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Batllava, Gërdovci, Bellopoja, Lluga, Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja e ndërprerjes: Riparimi i transformatorit energjetik.