Aktuale

Këto janë komunat ku u konfirmuan 147 rastet e reja me koronavirus

Edhe 147 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovës.

Këto rezultate vijnë pas 534 testimeve të bëra në këtë periudhë kohore me metodën RT PCR, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, në këtë interval kohor kanë vdekur edhe 8 pacientë si pasojë e COVID-19.

Më poshtë keni komunat në të cilat janë konfirmuar këto raste pozivite:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN