ShowBiz

Kida publikon disa sekuenca të këngës së re

Kida po vjen me këngë të re.

Kida është duke finalizuar projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt bashkë me videoklip, shkruan lajmi.net.

Për klipin e kësaj kënge, artistja ka bërë bashkë Kejvina Kthellën, Arta Elezajn e Megi Pojanin; ndërsa në rrjete sociale kanë ndarë pamje.

Së fundit, Kida postoi një video të shkurtër, në të cilën tregon se kënga e saj e re titullohet “Edhe sa” dhe vjen shumë shpejt.

“Më shpejt se që e mendoni… Edhe sa”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa fansat e presin me padurim këngën e saj të re.

the authorGazetaKNN