ShowBiz

Kida shton edhe një tjetër tatuazh në trupin e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi- Kida, ka vendosur që në trupin e saj ta shtoj edhe një tjetër tatuazh, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon edhe se është shumë e kënaqur me rezultatin.

Në dorën e Kidës shihet e gdhendur fytyra e një tigri dhe kjo nuk është hera e parë që ajo bën tatuazh.

Këngëtares si duket po i pëlqen mjaft shumë fakti që në trupin e saj të ketë sa më shumë tatuazhe domethënëse dhe ndoshta ky nuk do të jetë i fundit.

Kida është shumë e dashur për publikun edhe për sa u përket projekteve muzikore. Që nga fillimet e para të karrierës ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave.

the authorGazetaKNN