AktualeRajon & Botë

Kim Jong i sëmurë rëndë

Motra e liderit të Koresë Veriore Kim Jong Un, zbuloi se ai po vuan nga ethet e mëdha gjatë një shpërthimi të fundit të Covid, derisa u zotua se do ‘’shpërbëjnë’’ autoritetet e Koresë së Jugut nëse ato vazhdojnë të shpërndajnë propaganda ku fajësohet regjimi për përhapjen e virusit.

Duke përsëritur pretendimet e dyshimta se pamfletet shkaktuan shpërthimin e fundit të Covid në veri, Kim Yo Jong fajësoi “kukullat e Koresë së Jugut” për dërgimin e “objekteve të pista” përtej kufirit.

Zbulimi i sëmundjes së vëllait të saj shënoi një pranim të pazakontë për një regjim që rrallë komenton shëndetin e liderit, duke e lënë të kuptohet se kjo po bëhet që të tregohet se edhe ai ndan betejat e njëjta me qytetarët tjerë.

Motra e Kim Jong Un shtoi se vëllai i saj “nuk mund të shtrihej as për një moment për shkak të shqetësimeve të tij për njerëzit”.

Problemet me mbipeshë dhe varësinë nga duhani ka bërë që të nxiten spekulime për liderin Korean, për vite me radhë. Paraqitjet e tij publike ndiqen nga afër për informacione rreth regjimit autokratik dhe të fshehtë në Phenian, veçanërisht pasi familja e tij ka një histori të sëmundjeve të zemrës.