ShowBiz

Kim Kardashian e gjen një femër që të lindë fëmijën e Kanye West!

Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë bërë një marrëveshje për të lindur një fëmijë tjetër.Ata kanë gjetur një zëvëndësuese femër e cila do të lindë fëmijën e Kanyet pasi që Kim nuk guxon më të lindë për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjetjen e femrës e cila po mbahet e fshehur për opinion e ka mundësuar një agjensi. 45 mijë dollarë do t’i përfitojë femra që do të mbajë në bark fëmijën e çiftit.

Mes tyre ekziston një kontratë e cila ia ndalon shumë gjëra asaj në muajt e shtatëzanisë.

E njëjta nuk guxon të pijë duhan, drogë, duhet të kufizoi aktivitetet seksuale, nuk guxon të shkoi në sauna, duhet të reduktoi kafet dhe të hajë peshk gjatë kohës së shtatëzanisë.