ShowBiz

Kim Kardashian vishet si indiane për “Vogue India”

Ylli televiziv Kim Kardashian në asnjë moment nuk largohet nga vëmendja e medieve.

Ajo është ndër emrat më të pranishëm në kopertinat e revistave prestigjioze botërore, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Kim ka pozuar për “Vogue India”, në të cilat imazhe dukej për mrekulli, e në një prej tyre shfaqet me veshjet tradicionale të Indisë.

E veshur me fustanin e gjatë dhe me bluzën e shkurtër që i vinte belin në pah,  bukuroshes i shkonte ajo veshje.

Ajo ka publikuar edhe disa fotografi në të cilat u shfaq me veshje të ndryshme, kurse për grimin ishte kujdesur grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic.