ShowBiz

Kim ndihet më shumë e frikësuar pas incidentit në Paris

Kanë kaluar pothuajse një vit qëkur Kim Kardashian ishte plaçkitur në Paris, por koha nuk ka shëruar plagët e saj, transmeton KosovaPress.

Menjëherë pas incidentit në tetori të vitit të kaluar, ylli i njohur kishte lënë jetën e saj sociale duke iu kthyer familjes.

Sidoqoftë, ishte menduar se me kalimin e kohës, Kardashian do të harronte gjithë incidentin, por duket se kjo nuk ka ndodhur dhe se gjërat vetëm sa janë përkeqësuar.

“Unë përfundimisht jam tash më e shqetësuar”, ka thënë ajo për T Singapore.

Kardashian për shkak të përvojës së hidhur tash e tutje ka më tepër kujdes se çfarë poston në mediat online, kryesisht për shkak të kërcënimeve potenciale për sigurinë e saj.

“E gjithë bota ime janë fëmijët dhe janë ata për të cilët përkujdesem. Unë pëlqej faktin se jam nëna e tyre. Unë nuk kaloj shumë kohë me miqtë, pasi më duhet të jem së bashku me fëmijët e mi”, ka thënë Kardashian.