Rajon & Botë

Kina paralajmëron për një virus të ri informatik

Kina nxit përdoruesit e pajisjeve me sistem “Windows” që të ruhen përballë një sulmi të ngjashëm me virus si ai që goditi qindra mijëra kompjuterë në të gjithë botën javën e kaluar.

“Ky virus kripton dhe riemërton dokumentet falë një hapësire në sistemin Windows”, shpjegoi sot Qendra Kombëtare e Përgjigjes Urgjente ndaj Viruseve Informatike, duke i bërë thirrje përdoruesve të instalojnë përditësimet më të fundit të sistemit.

Ndonëse asnjë infektim nuk është detektuar për momentin në Kinë, virusi është përhapur në vende të tjera, duke shkaktuar një alarm javën e kaluar nga ana e kompanisë daneze të sigurisë kibernetike “Heimdal Security”.