Rajon & Botë

Kina raporton gjashtë raste të reja me Covid-19

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar gjashtë raste të reja me koronavirus, përfshirë tri raste kontakti lokal.

Në mesin e rasteve të kontaktit lokal janë dy raste në provincën Jilin dhe një i infektuar në Wuhan, që ishte epiqendra e përhapjes në fazën e parë të pandemisë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos rasteve me simptoma, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 17 raste të reja pa simptoma, njoftoi ky komision.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kinë shkoi në 82,960 persona. Rreth 78 mijë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Në anën tjetër, në tërë vendin janë vetëm 85 raste aktive, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve shëndetësore.

Kina ishte shteti i parë ku u regjistruan rastet e virusit të ri në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa shpejt ai u përhap në pjesët e tjera të botës. Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të madh të infektimeve dhe viktimave të Covid-19 në botë.

the authorGazetaKNN