Rajon & Botë

Kina regjistron 12 raste të reja me COVID-19

Kina ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Kina raportoi 12 raste të reja COVID-19 më 30 shtator, nga 19 ditë më parë, njoftoi autoriteti shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara COVID-19, ra në 10 nga 22 të raportuara një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara COVID-19 për Kinën kontinentale tani qëndron në 85,414, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

the authorGazetaKNN