AktualeRajon & Botë

Kina-SHBA’ve: Mos luani me zjarr

Presidenti i Kinës, ka paralajmëruar homologun amerikan Joe Biden, që të mos “luajë me zjarrin” rreth Tajvanit, ndërsa tensionet rriten për një vizitë të përfolur të SHBA, në ishullin e diskutueshëm.

Xi Jinping dhe Biden folën për më shumë se dy orë të enjten, ndërsa Pekini shprehu shqetësimet e tij për një udhëtim të mundshëm në ishullin e pretenduar nga Kina, të kryetares të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Sipas mediave shtetërore kineze, Xi tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i binden “parimi i një Kine” dhe theksoi se kundërshtonte me vendosmëri pavarësinë e Tajvanit dhe ndërhyrjen e forcave të jashtme.

Pekini ka lëshuar paralajmërime të përshkallëzuara në lidhje me pasojat nëse Pelosi viziton Tajvanin, i cili thotë se po përballet me kërcënime në rritje ushtarake dhe ekonomike kineze.

“Ata që luajnë me zjarrin vetëm do të digjen,” citojnë mediat shtetërore kineze Xi t’i ketë thënë Biden.

“Ne shpresojmë që pala amerikane ta shohë qartë këtë.”

Shtëpia e Bardhë publikoi përshkrimin e saj të bisedës për Tajvanin, duke thënë se Biden “theksoi se politika e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar, dhe se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht përpjekjet e njëanshme për të të ndryshojë status quo-në ose të minojë paqen dhe stabilitetin në Tajvan.