Rajon & Botë

Kina sulmon Trumpin: S’ka asnjë ide për përmirësimin e marrëdhënieve me Pekinin

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, sulmoi sot kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit luajti kartën e “goditjes së Kinës” në përpjekje për të rritur mbështetjen e tij.

Xinhua e akuzoi Trump për mosdhënie të asnjë ideje reale sesi dy vendet duhej të përmirësonin marrëdhëniet.

Në fjalimin e djeshëm në Detroit, Trump tha se, “Kina thyen të gjitha rregullat në çdo mënyrë të imagjinueshme , kur është fjala për të bërë tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Kjo përfshin eksportin e paligjshëm të produkteve të subvencionuara, manipulimin e monedhës, vjedhje e shfrenuar e pronës intelektuale dhe kontrollet e mjedisit”, shtoi ai.

Xinhua deklaroi se “duke viktimizuar Kinën, për shkak të performancës zhgënjyese ekonomike të SHBA-së, Trump ka tradhtuar përkrahjen tradicionale të republikanëve ndaj tregtisë së lirë”.

“Ironikisht, klasa e mesme amerikane e mesme dhe punëtorët, të cilët Trump dhe Hillary duan t’i ndihmojnë, do të jenë të parët që do të preken për shkak të barrierave tregtare amerikane ndaj Kinës”, shkruan më tej Xinhua, duke cituar një statistikë të Dhomës amerikane të Tregtisë se zgjedhja e Trump do t’u kushtojë amerikanëve 3,5 milionë vende pune, transmeton atsh.

“Votuesit meritojnë diçka më të mirë”, thekson Xinhua.