Rajon & Botë

Kinë, brenda ditës për Covid-19 testohen 4.8 milionë persona

Në Kinë deri më tani janë infektuar 88,328 njerëz me virusin korona, ndërsa 4677 kanë vdekur.

Kina javëve të fundit ka rritur numrin e testeve për koronavirus, kështu që në fund të korrikut janë testuar 4.84 milion njerëz çdo ditë, deklaroi Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Informatike, Vang Xhianping.

Ai deklaroi se afro 5000 institucione mjekësore dhe 38,000 teknikë janë duke kryer testime masive për Covid-19 në të gjithë Kinën, transmetoi CNN.

Në Kinë deri më tani janë infektuar 88,328 njerëz me virusin korona, ndërsa 4677 kanë vdekur, gjithnjë sipas të dhënave nga Universiteti Xhons Hopkins, raporton ALSAT.

the authorGazetaKNN