Rajon & Botë

Kinë: Vrau prindërit dhe 17 fqinjë për ta fshehur krimin

20 vjeçari Yang Kingpeu ka vrarë prindërit e tij në fshatin Yema në veriperëndim të Kinës dhe në këtë mënyrë për ta mbuluar krimin vrau edhe 17 fqinj të tij.

Inspektorët e Policisë kanë deklaruar se i riu vrau prindërit e tij pas një konflikti për para dhe pastaj nga frika se do të zbulohet që e ka kryer krimin, vrau edhe 17 fqinj të tij.

Ai është arrestuar disa orë pasi që janë zbuluar trupat e të vrarëve në disa nga shtëpitë e fshatit.

Kjo është njëra ndër vrasjet më masive në vitet e fundit në Kinë, ku vrasje të tilla ndodhin më së shumti tek njerëzit që kanë probleme me familje.