ShowBiz

Kjo është aktorja e njohur turke që mban zyrtarisht mbiemër shqiptar (Foto)

Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar me rolin e Dilarës në telenovelën ‘’Fate të kryqëzuara”, por emri i vërtetë i saj është Ebru Özkan.

Aktorja simpatike, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve falë sharmit dhe klasit që e karakterizon, ka një lidhje speciale me shqiptarët pasi është zyrtarisht e martuar me aktorin me origjinë shqiptare Ertan Shabani.

Djaloshi nga Shkupi, që i ka vjedhur zemrën aktores turke, ka pak kohë që punon dhe jeton mes dy qyteteve, Shkupit dhe Stambollit dhe është kthyer në një nga emrat të preferuar të kinematografisë turke.

Dhe ashtu siç e kërkon tradita, Ebru tashmë ka marrë mbiemrin shqiptar të aktorit, por në versionin e turqizuar Saban.

Urime Dilarës dhe shpresojmë të jetë një nuese e denjë shqiptare.

the authorE B