Rajon & Botë

Kjo është arsyeja e pazakontë përse mbretëresha e Anglisë nuk ka pasaportë

E lindur më 21 prill 1926 Elizabeth Alexandra Mary, mbretëresha aktuale e Anglisë është një ndër personazhet më karizmatike të të gjitha kohërave.

Ajo u bë mbretëreshë në moshën 25-vjeçare duke shënuar edhe sundimin më të gjatë të Mbretërisë së Bashkuar, më shumë se 66 vjet. E gjendur vazhdimisht nën objektivin e mediave të ndryshme dhe e shërbimeve institucionale, mbretëresha është përpjekur gjithmonë të ruajë privatësinë e saj.

Edhe pse duhet pranuar që disa prej tyre tashmë janë bërë të njohura për publikun, si për shembull pasionin e saj për kapelet, çantat e vogla dhe makinat e luksit Range Rover ndonëse mbretëresha nuk ka patentë. Por, nëse mendoni se një mbretëreshë mund t’i ketë të gjitha, gaboheni. Ndërkohë që shumë prej jush ju duhet të prisni në radhë, të bëni fotografinë dhe të jepni të dhënat e shenjat e gishtërinjve për t’u pajisur me pasaportë, mbretëresha nuk e ka një tillë.

Faqja e parë e të gjitha pasaportave britanike lexon: “Sekretari i Shtetit i Madhërisë së Mbretërisë së madhe kërkon dhe i kërkohet në emër të Madhërisë së saj, të gjitha atyre që janë të shqetësuar që të lejojnë mbartësin e saj të kalojë lirshëm pa pengesë dhe t’i japë bartësit ndihmën dhe mbrojtjen sipas nevojës”.

Sipas ligjit britanik, mbretëresha nuk ka nevojë për pahaportë, pasi është ajo vetë i lëshon ato.

the authorE B