Shëndetësi

Kjo është arsyeja pse dimrit është vështirë humbja në peshë

Gjatë stinës së verës, sasia e konsumimit të ujit është shumë më e lartë se sa gjatë dimrit dhe kjo për shkak të temperaturave të larta që bëjnë që të kemi më shumë etje.

Dhe siç dihet botërisht, uji është përbërësi kryesor që stimulon humbjen në peshë.

Besohet se duhet konsumuar 2 deri në 3 litra ujë në ditë në mënyrë që të qëndrojmë të hidratuar por edhe të mirëmbajmë peshën e duhur trupore.

Duke qenë se gjatë dimrit bie konsumi i ujit, rrjedhimisht, edhe humbja në peshë apo mirëmbajtja e saj është më e vështirë.

Gjithashtu, gjatë kohës kur mbizotërojnë temperaturat e ftohta, aktiviteti fizik te shumë persona është më i ulët gjë që kur ndërlidhet me konsumimin e pakët të ujit, kontribuon negativisht në përpjekjet për humbje në peshë.