Aktuale

Kjo është arsyeja që Veseli i tha Konjufcës: Ti nuk je Zoti

Kryetari i Kuvendit kadri Veseli ka reaguar ndaj fjalimit të shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosje Glauk Konjufca i cili tha se vizita e parë e kësaj qeveria ka qenë në Moskë e jo në Tiranë.

Veseli i sugjeroi Konjufcës që të orientohet nga tema për të cilën janë mbledhur sot e jo për tema tjera.

“E di çdokush kush është te Moska.Secili e kemi një traditë, mos të hyjmë andej se ku me ditë ku dalim”, tha Veseli.

Ndaj kësaj ka reaguar Konjufca nga ulësja e tij por Veseli ia ktheu duke i thënë që të pushojë se nuk është Zoti.

“O Glauk Konjufca nuk je Zoti. Ulu pusho mbaje rregullin sepse nuk je Zoti me ia ba çdokujt me dorë”, i tha Veseli Konjufcës.

the authorE B