Aktuale

Kjo është dita kur shpallen rezultatet përfundimtare

Në fillim të javës së ardhshme pritet të shpallen rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja. Ndërkohë, dje ka nisur numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, që pritet të përfundojë për dy ditë.

Në fillim të javës së ardhshme pritet të shpallen rezultatet përfundimtare. Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë dje ka nisur numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, që pritet të përfundojë për dy ditë.

Në anën tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ për gazetën Zëri kanë deklaruar se procesi i numërimit do të duhej të përfundonte më herët, pasi janë bërë më shumë se dy javë nga dita e zgjedhjeve.

Ata thonë se duhet të ndryshojë sistemi i numërimit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), për t’ iu shmangur rinumërimit dhe parregullsive të tjera.