ShowBiz

Kjo është femra që ia ka rrëmbyer zemrën ish të dashurit të Morena Tarakut

Sasha Sobhani muajt e fundit ka qenë ndër më të komentuarit në mediat rozë.
Lidhja e zbuluar me modelen kosovare, Morena Taraku e më pas edhe ndarja e tyre bëri bujë të madhe në shtypin mediatik, shkruan lajmi net.

Morena prej kohësh është duke bërë jetë në mes Kosovës dhe Turqisë ku edhe po përgatitet rreth një projekti filmik. E padyshim se atje takohej me të dashurin, Sashën.

Sido që të jetë, dyshja tashmë kanë ndarë rrugët teksa po shijojnë jetën pa njëri-tjetrin. Sasha është ai i cili së fundmi u pa në Shqipëri teksa festoi ditëlindjen.

Në postimin e fundit të publikuar në Instagram, Sobhani ju prezanton me të dashurën apo femrën e ëndrrave. “Bukuri natyrale”, shkruan ai.

Emrin dhe detaje të tjera rreth të dashurës misterioze ende nuk ka zbuluar. /Lajmi.net/