ShowBiz

Kjo është gjëja e parë që Bebe Rexha do e bëjë pasi të përfundojë karantina

Bebe Rexha ka treguar se cila është gjëja e parë që do e bëjë pas përfundimit të karantinës.

Bebe Rexha tash e sa muaj ka anuluar planet rreth koncerteve, për shkak të përhapjes së COVID-19, shkruan lajmi.net.

Muajt e karantinës, këngëtarja i kaloi në shtëpi bashkë me vëllanë e saj, ndërsa prindërit ishin larg saj.

Madje, Bebe kishte deklaruar se prindërit e saj ishin infektuar me koronavirus, por që tashmë janë mirë me shëndet.

Një nga fansat së fundi e pyeti “Cila është gjëja e parë që do e bësh pasi të përfundojë karantina?”, kurse artistja ia ktheu “Të udhëtoj për ta vizituar familjen time”.

Kujtojmë se Bebe Rexha është në përgatitje të albumit të ri, të cilin ka thënë se do e lansojë kur t’i duket koha e përshtatshme, ngase për momentin vlerëson se për shkak të pandemisë nuk është momenti ta publikojë.

the authorGazetaKNN