Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e Gjuriqit pas arrestimit në Kosovë

Marko Gjuriq, i arrestuar dje në Mitrovicë për hyrje pa leje zyrtare në territorin e Kosovës, pas lirimit ka pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Beogradit.
E pas pranimit të ndihmës mjekësore, siç duket ai sot ndihet më mirë, thotë Petar Petkoviq, nga e ashtuquajtura zyra per Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Madje Petkoviq e quan brutal dhe sulm fizik arrestimin e Gjuriqit gjatë ditës së djeshme, dhe thotë se Gjuriq pësoi nga kjo mënyrë e të trajtuarit, transmeton lajmi.net

“Pas arrestimit brutal dhe sulmit fizik të djeshëm, ai tani ndihet më mirë, ai ka arritur dje në Beograd dhe menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore. Më e rëndësishmja nga të gjitha këto është se ai tani është me familjen e tij”, thotë Petkoviq.

Petkoviq u pyet edhe nëse zyrtarët e Serbisë do të ndikojnë në vendimin e Listës Serbe për qëndrimin ose jo në qeverinë e Kosovës.

“Lista serbe duhet të vendosë vet për këtë gjë”, deklaroi Petkoviq.

Ndryshe, pas lirimit nga Njësia Speciale e Kosovës, dhe mbërritjes në Beograd, Gjuriq kishte deklaruar se nuk ndihej mirë./Lajmi.net/

the authorE B