Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e të infektuarve me koronavirus në Prishtinë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se dje janë testuar rreth 45 persona, të cilët kanë rezultuar negativ në Prishtinë.

Gashi, në një intervistë për RTV Dukagjini, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të infektuarve që po trajtohen në Klinikë Infektive.

“Deri më tani në Komunën e Prishtinës janë konfirmuar pozitiv 84 raste në Prishtinë, kurse janë 67 të shëruar dhe 15 raste janë aktive. Rastet e datës 8, 2 rastet e shtrira në Klinikën Infektive, kanë gjendje të mirë shëndetësore dhe 13 raste të tjera janë duke u trajtuar në shtëpi edhe pse janë konfirmuar me COVID-19 pozitiv nuk kanë simptoma, ose ndonjë simptomë që do të na detyronte ose do të kërkonim ndihmë mjekësore për t’u dërguar në Klinikën Infektive dhe vazhdojnë të trajtohen në shtëpi, aktualisht të kontaktuar nga Komuna e Prishtinës dhe Shtabet Emergjente në baza ditore”, ka shtuar ai.

the authorGazetaKNN