Aktuale

Kjo është mosha e 12 personave që vdiqën nga Covid-19

Ka shkuar në 2008 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë.

Të martën janë regjistruar 12 raste të vdekjes, teksa janë regjistruar edhe 494 raste të reja pozitive nga testimi i 3788 mostrave.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç).”