Aktuale

Kjo është mosha e 14 personave që vdiqën nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë nga COVID-19 kanë vdekur 14 persona si dhe kanë rezultuar 685 të tjerë.

Në raportin 24 orësh të IKSHPK-së tutje theksohet se janë shuar edhe 788 persona.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë bërë 4.742 testime.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç)” .