Aktuale

Kjo është mosha e 9 viktimave në 24 orët e fundit nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 294 raste pozitive me COVID-19.

Në raportin e IKSHPK-së është bërë e ditur po ashtu se kanë humbur jeten 9 persona në këtë interval kohor.

“ Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, thuhet në njoftim/FaktePlus