ShowBiz

Kjo është shuma që “Daily Mail” do t’ia paguajë Zonjës së Parë të SHBA-së

Britanikja “Daily Mail” i ka kërkuar falje bashkëshortes së presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe është pajtuar që t’ia paguajë asaj një dëmshpërblim të majmë për ta zgjidhur padinë që Zonja e Parë e ka ngritur kundër gazetës për pohime të rreme rreth punës së saj si modele profesionale.

“Daily Mail” dhe avokatët e Melania Trump njoftuan për arritjen e marrëveshjes, shkruan CNN, përcjell Express.

“Ne e pranojmë se këto pohime rreth zonjës Trump nuk janë të vërteta, të cilat i tërheqim. I kërkojmë falje zonjës Trump për çfarëdo shqetësimit që artikulli ynë ka mundur t’i shkaktojë asaj,” ka thënë “Daily Mail”.

Sipas një burimi të afërt me marrëveshjen mes palëve, gazeta britanike do t’ia paguajë Melanias plot 2.9 milionë dollarë për shpenzime ligjore dhe si dëmshpërblim./Express/