Aktuale

Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 13 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 574 raste të reja.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 45 vjeçar nga Istogu.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç)”, bëhet e ditur nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.