Sport

Klubi gjerman hyn në garë për Rashicën

Yllin kosovar e duan edhe klubet tjera gjermane, ato angleze dhe italiane. Werder Bremeni mund ta shesë 24 vjeçarin gjatë kësaj vere për 12 milionë euro

Eintracht Frankfurti është futur në garë për Milot Rashicën. Futbollisti kosovar do të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës që vjen. Dhe, mediumi gjerman “Bild” shkruan se futbollisti ofanziv shihet si zëvendësues potencial i Filip Kostic tek Frankfurti, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë, në Gjermani futbollistin 24 vjeçar qe një kohë e pëlqejnë edhe Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni. Ndërkohë, përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Aston Villa në Angli. Madje, klubi i Premierligës kishte shprehur interesim për vushtrriasin që nga viti 2019. Rashicën ndër të tjera e pëlqejnë edhe klubet italiane. Werder Bremeni mund ta shesë futbollistin e krahut për 12 milionë euro. /Gazeta Express/