Sport

Klubi kinez refuzon Barcelonën për Paulinhon

Guangzhou Evergrande i ka thënë ‘jo’ ofertës së Barcelonës për mesfushorin brazilian.

Barcelona ka ofruar 20 milionë euro për Paulinhon, i cili kërkohej nga trajneri i ri Ernesto Valverde.

Por klubi kinez, Guangzhou Evergrande nuk ka pranuar ta shesë futbollistin, duke iu përgjigjur Barcelonës përmes një komunikate zyrtare.

“Paulinho ka vazhduar kontratën me klubin në janar të vitit 2017 dhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për projektin tonë të afatgjatë”, ka shkruar klubi kinez.

“Jemi të detyruar t’i përgjigjemi formalisht ofertës së Barcelonës, për Paulinhon, që nuk e kemi ndërmend ta shesim”.

“Duam ta falënderojmë Barcelonën, që i kanë bërë nder Paulinhos me ofertën e tyre”, thuhet në komunikatën e Guangzhou.