Sport

Koeman: Nesër ndeshje e rëndësishme, pastaj mendojmë për PSG-në

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Alaves.

Holandezi theksoi se fokus i tij ishte vetëm ndeshja e nesërme, pasi nuk është i fokusuar tek PSG, transmeton lajmi.net.

“Ndeshja e nesërme është më e rëndësishme sesa ajo e së martës. Në po i koncentrohemi ndeshje pas ndeshje dhe duam ta vazhdojmë formën në La Liga. Është shumë e rëndësishme të fitojmë para ndeshjes ndaj PSG”, tha ai.

Ai u pyet edhe për mungesën e Neymarit.

“Nuk mendoj që Neymar luan për Alaves, ajo është për të hënën”, shtoi ai.

“Dest, Pjanic dhe Braithwaite janë stërvitur, por nesër do të vendosim për ta. Sa i përket Araujo ose Pique, duhet të llogarisim rrezikshmërinë”, tha Koeman.

“Nuk mund ti rrezikojmë sepse kemi ndeshjen me PSG-në, është më mirë të rikuperohen ngadalë dhe të mos e ngutim procesin”, përfundoi Ronald Koeman./Lajmi.net/