Arsim & Kulturë

Kolegji AAB përmbylli edicionin e sivjetmë të Shkollës Verore Ndërkombëtare (FOTO)

Me një ceremoni rasti, Kolegji AAB ka përmbyllur edicionin e sivjetmë të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim.

Me këtë rast, shefi i Zyrës për Bashkëpunime Ndërkombëtare i Kolegjit AAB, Liridon Bajrami, në fjalën e tij tha se “Shkolla Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim kishte në fukus të temën zhvillimeve ndërkombëtare, shoqëritë post-knfliktuale dhe decentralizimi.

“Është një program që u siguroi studentëve nga të gjitha vendet e botës mundësinë që të shpenzojnë 10 ditë, duke studiuar rreth zhvillimeve post konfliktuale të vendit tonë, ku para dy dekadave kishin ndodhur krime të tmerrshme”, tha ai.

Bajrami tha se ka qenë shumë të lumtur që në këtë edicion të shkollës verore ka pasur pjesëmarrë nga vende të ndryshme të botës, si nga: Gjermania, Belgjika, Holanda, Italia, Lituania, Kanada, USA, Turqia, por edhe studentë nga vendet fqinje si Kroacia, Serbia dhe Shqipëria, duke përfshirë këtu edhe studentë nga Kosova, për të cilët thotë se është i sigurt që e kanë shfrytëzuar këtë program për të për të përfituar sa më shumë profesionalisht.

Ndërkaq, zv.rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, në fjalën e tij tha se ideja e një organizimi të tillë nga ana Kolegjit AAB, burimin e ka në dëshirën për ndërkombëtarizimin e këtij institucioni si dhe krijimin e mundësive për të rinjtë Kosovarë dhe atyre jashtë Kosovës që përmes pjesëmarrjes të zgjerojnë rrjetin e bashkëpunimit dhe miqësisë.

” Është obligimi i institucioneve arsimorë të mendojnë në zhvillimin e iniciativave të cilat krahas zgjerimit të njohurive për të rinjtë, të krijojmë edhe kushte për fuqizim të njohjeve ndërkulturore në mes të banorëve të vendeve të ndryshme. Përgatitja për t’u përballur me nevojat e tregut, me dinamikat e ndryshimeve si dhe me trendin e globalizimit, kërkon nga të rinjtë një model ndryshe të përgatitjes, i cili dallon nga ai tradicional. Pikërisht në këtë kuptim, me iniciativa të tilla AAB vazhdon të pasurojë ofertën akademike për të gjithë të rinjtë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet e ndryshme nga e gjithë Bota”, tha zv.rektori Vehapi.

Ai tha se shpreson që përvojat e fituara gjatë kësaj periudhe do t’u ndihmojnë që të njihen më mirë me Kosovën, me historinë e sajë si dhe me sfidat e Kosovës në përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

“Besoj se përvojat e kaluar në Institucionin tonë kanë qenëpozitive dhe se ju do të vazhdoni edhe më tej të gjeni forma të ndryshme tëbashkëpunimit me AAB-në dhe të vazhdoni të thelloni miqësitë e krijuar këtu”, theksoi zv.rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi.

Në këtë ceremoni përmbyllëse të shkollës verore në Kolegjin AAB, pjesëmarrëse ishte ishte edhe drejtoresha e departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, znj. Drita Kadriu, e cila me këtë rast tha se me këtë aktivitet, Kolegji AAB i ka siguruar edhe 20 e më shumë ambasadorë të rinj të Kosovës nëpër shtete të tjera, të cilët do të flasin dhe do ta përkrahin vendin tonë, meqenëse studentet tanë janë shumë mikpritës dhe dashamirës.

“Interesi tjetër që mua më ka lënë përshtypje se Kolegji AAB ka krijuar një mundësi që studentët në këtë shkollë verore të kenë nga 4 kredi, që sigurisht ne në Kosovë e zbatojmë procesin e Bolonjës , ndërsa interesi i studentëve është që këto kredi t’i transformojnë në institucionet ku vijojnë studimet, poashtu më la përshtypje edhe komponenta tjetër botimi i punimit në revistën në Revistën kërkimore Ndërkombëtare “Thesis””, tha znj. Kadriu.

Ajo shtoi se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, çdo herë do të jenë afër këtij Kolegji që ta përkrahin integrimin dhe demokratizimin e shoqërisë.

Studentët pjesëmarrës në Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim në Kolegjin AAB, pos leksioneve dhe punës kërkimorë që zhvilluan pranë këtij kolegji, patën mundësinë që të bëjnë vizita edhe nëpër vende të ndryshme turistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për të gjitha këto aktivitete përkujdes koordinatorja e Shkollës Verore, Doruntina Alshiqi.

Në fund të kësaj ceremonie përmbyllse, studentët pjesëmarrës në shkollën verore u pajisen nga Kolegji AAB edhe me Cerifikata të cilat bartin 4 ECTS. Gjithashtu, 10 punimet më të mira të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim, do të publikohen në Revistën Kërkimore Ndërkombëtare “Thesis”. /GazetaKNN