Rajon & Botë

Kolona 14 km e gjatë në tunelin Gothard

Siç ndodhë pothuajse gjatë gjithë kohës së pushimeve verore, kolonat e makinave që kalojnë nëpër tunelin e Gothardit në Zvicër, edhe sot kanë qenë të gjata.

Gotthardi është “vrima e gjilpërës” përmes të cilës “përbirohet” pothuajse i gjithë trafiku rrugor dhe hekurudhor nga Evropa Perëndimore e veriore drejt jugut.

Kështu, në segmentin rrugor Erstfeld-Göschenen, në anën veriore të tunelit është krijuar një kolonë e gjatë deri në 14 kilometra. Ngasësit e makinave duhet të llogarisin me një humbje kohe prej dy orë e 25 minutash. Veç kësaj, hyrja në autostradë në Göschenen aktualisht është e bllokuar. /albinfo

the authorE B