ShowBiz

Komenti i bashkëshortes së Granit Xhakës për pjesëmarrjen e tij në Botëror

Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj janë çift shumë i komentuar në titujt rozë.

Që të dy janë goxha aktiv në rrjete sociale në të cilat nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit pjesë nga përditshmëria e tyre, shkruan lajmi.net.

Pas konfirmimit të lajmit se Granit Xhaka do të luajë në Kupën e Botës, nuk kishte si të mungonte komenti i bashkëshortes së futbollistit.

“KRENARE”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të shoqëruar me një imazh të futbollistit si dhe e etiketoi atë.

Kujtojmë se Xhaka dhe Leonita Lekaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë vitit të kaluar. /Lajmi.net/