Aktuale

Komisionari Hahn takoi liderët e partive politike

Pas takimet me kryeministrin Zaev, komisionari Johanes Han takoi edhe liderët e partive politike Gruevskin, Ahmetin, Thaçin, Selën dhe Kasamin.

Komisionari Hahn në takimin me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe anëtarët e Komitetit ekzekutiv të partisë Nikolla Todorov dhe Antonio Milloshoski, është biseduar për proceset intergruese dhe për ngjarjet aktuale politike.

Siç kumtoi qendra për komunikime të partisë, në takim Gruevski ka theksuar se aktivitetet që kanë të bëjnë me proceset integruese duhet të plotësohen dhe se VMRO-DPMNE do t’i mbështes të gjitha reformat, për të cilat do të vlerësoj se janë në interes të qytetarëve.

Pas takimit me Hahn, lideri i BDI-së, Ali Ahmetin në një prononcim për media, Ahmeti e ka quajtur këtë takim të suksesshëm dhe të rëndësishëm, ku është folur më së shumti për reformat urgjente që duhet të ndërmarrë vendi.

Po ashtu sot pasdite në zyrat e BE-së në Shkup, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi realizoi takim me Komisonerin Johanes Hahn.

Në takim u bisedua në lidhje me reformat të cilat Maqedonia duhet ti përmbushë e që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve. Thaçi e siguroi Komisionerin Han se PDSH do të jep përkrahjen e saj të plotë reformave dhe proceseve integruese të vendit. Han sot vizitoi të gjithë aktorët politik në vend ata të pushtetit dhe opozitës në të dy kampet politike atë maqedonase dhe shqiptare.