Rajon & Botë

Komisionari i ‘Panama Papers” jep dorëheqje për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë

Eksperti i Zvicrës për anti-korrupsion, Mark Pieth, i ka thënë BBC-së se ka dhënë dorëheqje nga komisioni “Panama Papers” për shkak të ndërhyrjeve së qeverisë.

Pieth tha se zyrtarët i kanë thënë  atij se ata do të thonë fjalën e fundit nëse do të publikohen ose jo gjetjet e panelit  rreth skandalit të evazionit fiskal.

Dorëheqje nga komisioni ka dhënë  edhe Joseph Stiglitz, ekonomist  dhe fitues i çmimit Nobel.

Paneli nga  shtatë persona u krijua nga qeveria e Panamasë në prill të vitit 2016 për të përmirësuar transparencën, transmeton KosovaPress.

Duke folur në programin NewsHour BBC-së, Pieth tha se kishte marrë një letër nga autoritetet e Panamasë ku thuhet se ata do të thonë fjalën e fundit nëse do të publikohet raporti i panelit.

“Na thanë se ata do të vendosin nëse raporti do të publikohet ose jo”, tha Pieth.

Stiglitz i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve Reuters se ka frikë se raporti final i panelit nuk do të publikohet.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Panamasë tha është  e angazhuar fuqishëm rreth   transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Panama Papers “ u krijua nga qindra gazetarë hulumtues.