Aktuale

Komiteti Paraolimpik i Kosovës organizon Lojërat Mini-Olimpike 2017

Komiteti Paraolimpik i Kosovës, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe KFOR-it, do të organizojë nesër në Vushtrri Lojërat Mini-Olimpike 2017, për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Më shumë se 500 pjesëmarrës, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, anëtarët e familjeve të tyre, përfaqësues të institucioneve, organizata lokale dhe ndërkombëtare, si dhe vullnetarë nga e gjithë Kosova do të garojnë dhe do të tregojnë talentet e tyre në disiplina të ndryshme sportive.

Qëllimi është ngritja e vetëdijesimit publik për përfshirje dhe barazi, si dhe ndërtimi i besimit ndërmjet policisë dhe personave me aftësi të kufizuara.