Tech

Kompanisë BMW i rrjedhin pa dashje imazhet e konceptit të veturës së re (Foto)

Prodhuesi gjerman i ka shpërndarë disa mesazhe elektronike, në të cilën shihet koncepti i makinës që dyshohet të jetë modeli i5.

Me të dalë këto pamje, BMW ka kërkuar që të mos publikohen në medie, por tashmë ka qenë vonë, transmeton Telegrafi.

Këtu shihet makina që dyshohet të jetë hibrid, me pamje të veçantë që dallon nga modelet e mëparshme të kompanisë.

Pos grillit dhe një pjesë të përparme, shumë pjesë të trupit janë ndryshuar, përfshirë edhe dyert e pasme që hapen ndryshe.

Në anën tjetër, njohësit e makinave pretendojnë se BMW e ka bërë publikimin vet, në mënyrë që t’i paraprijë zbulimit të konceptit të veturë së re nga Mercedes. /Telegrafi/

Kompanisë BMW i rrjedhin pa dashje imazhet e konceptit të veturës së re foto 2

Kompanisë BMW i rrjedhin pa dashje imazhet e konceptit të veturës së re foto 3

Kompanisë BMW i rrjedhin pa dashje imazhet e konceptit të veturës së re foto 4

Kompanisë BMW i rrjedhin pa dashje imazhet e konceptit të veturës së re foto 5

Kompanisë BMW i rrjedhin pa dashje imazhet e konceptit të veturës së re foto 6

Kompanisë BMW i rrjedhin pa dashje imazhet e konceptit të veturës së re foto 7

Kompanisë BMW i rrjedhin pa dashje imazhet e konceptit të veturës së re foto 8