Aktuale

Komuna e Fushë-Kosovës ndanë 400 mijë euro për parandalimin e koronavirusit

Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme e në veçanti gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe masat që janë duke u marr për parandalimin e pandemisë Coronavirus.

Me këtë rast Kuvendi Komunal aprovoi në total në vlerë prej 404.000 euro për të gjitha masat që do të ndërmerren .

“Kuvendi aprovoi masat e marrura dhe miratoi disa nga propozimet që do të realizohen në ditët dhe javët e ardhshme. Kuvendi komunal aprovoi në total shumën në vlerë prej 404.000 euro për të gjitha masat që do të ndërmerren”, bëhet e ditur përmes një njoftimi të komunës.

Po ashtu, në kuadër te masave është paraparë dezinfektimi i rrugëve në te gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës, dezinfektimi i hyrjeve të objekteve kolektive dhe atyre publike.

Po ashtu, furnizimi i QKMF-së me material mjekësor dhe mjete mbrojtëse.

Të gjitha masat e deritashme janë kuptuar mirë nga qytetarët dhe falë kujdesit dhe vigjilencës së tyre, Fushë-Kosova deri më tani nuk ka asnjë rast të prekur nga COVID-19.

the authorGazetaKNN