Aktuale

Komuna e Prishtinës ka një njoftim për kryeqytetasit

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se në rrugën “Muharrem Fejza” do të vazhdojnë punimet edhe nesër gjatë ditës, në mënyrë që të përfundojë shtrimi i asfaltit në tërësi.

“Për këtë arsye, lusim qytetarët që edhe nesër të shërbehen me rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./KP