Aktuale

Komuna e Prishtinës solidarizohet me George Floyd

Faqja zyrtare e komunës së Prishtinës ka ndërruar foton në Facebook duke u solidarizuar kështu me Georgo Floyd, afrikano-amerikanin që vdiq javën e kaluar në Minneapolis në SHBA.

Profili zyrtar i faqes së komunës ka marrë ngjyrë të zezë duke ndjekur trendin botëror të solidarizimit me protestat për barazi racore.

Trendi #BlackoutTuesday ka pushtuar rrjetet sociale. Qëllimi është që të ndërrohen për 24 orë fotot e profilit duke u bërë me ngjyrë të zezë në shenjë solidarizimi. /Express/

the authorGazetaKNN