Aktuale

Komuniteti malazez përshëndet ambasadorin e parë të Malit të Zi në Kosovë

Shoqata e Malazezëve të Kosovës mirëpret ambasadorin e parë të Malit të Zi në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Ferhat Dinosha, ku sipas tyre, se ardhja e tij, do të ndihmojë në përmirësimin e pozitës së komunitetit malazez.

Shoqata e Malazezëve për mes një komunikate shpreh bindjen se Ambasadori Dinosha me qëndrimin dhe përvojën e tij do të ndihmojë në përmirësimin e pozitës së komunitetit malazez, dhe siç thuan të jenë të barabar me të gjitha komunitetet e tjera në Kosovë, transmeton KosovaPress.

“Pa dyshim se ardhja e tij, do të jetë një lehtësim që me mbështetjen e plotë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, së bashku të vazhdojmë të punojmë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë.

Ferhat Dinosha më parë ishte ambasador i Malit të Zi në Shqipëri./KosovaPress/