ShowBiz

“Koncerti më i madh në histori”, Rita kujton ardhjen në Kosovë për Ditën e Pavarësisë

Rita Ora e kujton me nostalgji koncertin në Kosovë.

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të shkrepur gjatë udhëtimit për në Kosovë, vite më parë, shkruan lajmi.net.

E veshur me një palë xhinse dhe këmishë, Rita pozoi joshëse në avion teksa kishte vënë në pah belin e sheshtë.

“Kthim në kohë kur isha rrugës për në Kosovë, për ta mbajtur koncertin më të madh në histori atje me rastin e Ditës së Pavarësisë, falas për të gjithë!”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, pas pak minutash, këngëtarja e fshiu postimin, për arsye që nuk dihen.

Kujtojmë se Rita Ora kishte performuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë më 17 shkurt 2018, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. 

the authorGazetaKNN